Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Cërrik, plagosen 2 të rinj


Një sherr me thika ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Cërrikut. Mësohet se këtë sherr janë përfshirë 5 persona dhe janë palgosur dy prej tyre.  Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë mjekim.  

Njoftimi i policisë:

Këtë të premte në qytetin e Cërrikut, para një  supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve  E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S,  E.B.,    janë  plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç,   banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Me marrjen e njoftimit  shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë  njërin prej autorëve të dyshuar  konkretisht  shtetasin N.Ç, 28 vjeç.

Forcat e Policisë  janë vënë në ndjekje  të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B,  të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *