Vendosni fjalën kyçe....

Policia rrethon Shijakun, pranga pronarit të hoteleve


Një numër i madh personash janë arrestuar në Shijak e Durrës. Në pranga ka rënë fillimisht Flamur Avdyli nga Shijaku, i cili dyshohet se është përfshirë në trafik droge. Avdyli mnësohet se është pronar i një hoteli në Gjermani dhe i një hoteli në Shqipëri.

Që oprej ditës së djeshme forca të shumta policie ndodhen në qytetin e Shijakut për të ndaluar persona që kërkohen për vepra të ndryshme penale si trafiku i drogës , vrasje e kërcënime me armë.

Shumë persona janë ndaluar ndërsa të tjerë janë në kërkim. Në pranga mësohet se kanë përfunduar edhe disa anëtarë të tjerë nga fisi Avdyli, Shkëlqim Avdyli, Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Jasin Avdyli si dhe Shaqir Gjepali dhe Fatos Llaftiu.

Policia e Durrësit është thjesht mbështetëse në këtë operacion nga frika e dekonspirimit ndërsa opertacioni po kryhet nga policia e kryeqytetit. Në orët në vijim priten të tjera hollësi lidhur me operacionin dhe persnat e ndaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *