Vendosni fjalën kyçe....

Rama me simbolin komunist në 110 vjetorin e lindjes së ish-diktatorit shqiptar: Është thjesht kënaqësi


Në 110-vjetorin e ditëlindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Edi Rama është paraqitur në një emission televiziv me një kollare e cila mbante një symbol komunist, një yll të zi mbi një rreth të kuq.

Opozita reagoi ashpër në rrjetet sociale duke e akuzuar Ramën se e kishyte vënë kravatën me yll pikërisht për të përkujtuar ish-diktatorin, ndërkohë që vetë Rama u përgjigj se ishte thjesht çështje shijesh.

I ftuar gjithashtu në misionin “Dritare me Rudinën”, Andi Tela e pyeti kryeministrin Rama për domethënien e simbolit në kravatë dhe nëse ka lidhje me datën e sotme, 110-vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha.

Sipas Ramës, ishte thjesht një kënaqësi e tij.

Biseda:

Andi Tela: Çfarë simbolizon ylli në kollare? Ditë e veçantë sot ka gjë lidhje?

Edi Rama: Kur të dish autorin e kravatës, të çon për shpifje dhe në vendin e autorit të kravatës ikën në burg…

Andi Tela: Pse pikërisht sot?

Edi Rama: Shijet nuk diskutohen. Dhe kur pyet për kuptimin e një shenje bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtjen. Kjo është thjesht kënaqësi. Çfarë date është sot?

Robert Rakipllari: Është 110-vjetori i lindjes së merhumit.

Edi Rama: Ju kujtoni merhumin unë kujtoj Ismail Qemalin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *