Vendosni fjalën kyçe....

Rama mesazh deputetëve socialistë: Mos e vrisni mendjen e mos dëgjoni shpifjet


Kryeministri Rama u ka dërguar mesazh në telefon deputetëve të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë u shkruan të tijve se nuk janë të vërteta zërat se do ketë një monopol për sa u përket basteve sportive online.

Kryeministri thekson gjithashtu se mesazhet që u shkojnë deputetëve socialistë nëpër telefona janë të orkestruara nga burgu dhe personat që fshihen pas kompanisë, kështu që nuk duhet ta vrasin mendjen për këtë çështje.

“Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër telefona kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagëmet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do kete asnjë lloj monopoli!”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Kompania e vetme e licencuar për bastet sportive online është Bast Arena, që deri tani është e vetmja që përfiton nga ligji i qeverisë për të mbyllur lotot sportive në mbarë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *