Vendosni fjalën kyçe....

Tsipras paralajmëron Maqedoninë për emrin: Shansi i fundit


Kryeminstri grek Alexis Tsipras paralajmëron Shkupin një ditë para se Paralamenti maqedonas të vendosë për ndryshimet kushtetuese se marrëveshja me Athinën për ndryshimin e emrit shtetëror është shansi i fundit që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Nëse ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë e refuzon marrëveshjen, duhet t’a dijë se nuk do të ketë më një shans të tillë për të qenë pjesë e BE-së dhe organizmave të tjera ndërkombëtare dhe aleancave ushtarake”.

Në të njejtën linjë me Tsiprasin është edhe shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini, e cila foli për mediat greke.

“Është një mundësi unike për pajtim në Europën Jug-lindore, që gjithashtu është në interes të Greqisë. Një mundësi e tillë mund të mos vijë më së shpejti”.

Qeveritë e Shkupit dhe Athinës nënshkruan në Qershor në anën greke të liqenit të Prespës, marrëveshjen e cila është e vetmja mundësi që Greqia të heqë veton për antarësimin e Maqedonisë në NATO e BE.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *