Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja me arme e të riut, arrestohet autori tjeter i dyshuar


Policia ka kapur, autorin tjetër të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Pas disa orësh ndjekjeje intesive policia arriti të verë në pranga shtetasin Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin A. I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., (atë dhe bir).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *