Vendosni fjalën kyçe....

Diaspora mbërrin në Tiranë për protestën e 35-të



Shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme janë mbledhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e 35-të kundër kryeministrit Edi Rama.

Tubimi, i cili nis në orën 19:00 para Kryeministrisë, mbahet me kërkesën për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Autokolonat e diasporës janë nisur drejt Shqipërisë që prej ditës së djeshme, ndërsa sot kanë mbërritur në kryeqytet për t’iu bashkuar protestës.