
Në Tiranë do të mbahet sot, në orën 19:00, protesta e 35-të e organizuar kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit do të kërkojnë largimin e ekzekutivit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Grumbullimi i protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre, me fokus kryesor dorëheqjen e kryeministrit.