Vendosni fjalën kyçe....

Balla poston efektivin e gjakosur: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit


Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës para Kuvendit, duke publikuar foton e një polici të lënduar nga një gur i hedhur nga protestuesit.

Ai dënon dhunën, duke e quajtur të papranueshme dhe u bën thirrje qytetarëve të distancohen prej saj.

“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna.

Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë.

Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkruan ai.