Vendosni fjalën kyçe....

Tensione para Kuvendit, vijojnë shoqërimet e protestuesve pas përdorimit të gazit lotsjellës


Situata para Kuvendit ka vijuar të përshkallëzohet, pas përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia e Shtetit për shpërndarjen e protestuesve.

Sipas raportimeve nga terreni, forcat e rendit kanë vijuar shoqërimet e protestuesve në masë, ndërsa tensionet në zonë mbeten të larta.

Nga pamjet e publikuara, disa persona shihen të shtrirë në tokë dhe të prangosur, ndërsa efektivë të shumtë policie janë vendosur në formë kordoni për të kufizuar aksesin dhe për të penguar filmimin e drejtpërdrejtë të momenteve të ndërhyrjes dhe shoqërimeve.

Situata vijon të mbetet e paqëndrueshme pranë godinës së Kuvendit.