Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje para Kuvendit, policia përdor spray me piper ndaj protestuesve


Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me forcat e rendit.

Gjatë konfrontimit, disa protestues kanë arritur të zhvendosin një pjesë të gardhit metalik të vendosur për sigurinë e perimetrit të Parlamentit, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur spray me piper për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur kontrollin.

Mes personave të prekur nga spray me piper është raportuar edhe Luçiana Kokaj, pjesë e grupit organizator të protestës. Të pranishmit i kanë ofruar ndihmën e parë dhe ujë për të lehtësuar efektet e irritimit.