Vendosni fjalën kyçe....

Dy protestues transportohen me ambulancë pasi u hidhet gaz lotsjellës



Tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë para Kuvendit janë përshkallëzuar, ndërsa gjatë përplasjeve është hedhur edhe gaz lotsjellës.

Si pasojë, disa protestues janë ndjerë keq për shkak të sprejit lotsjellës, ndërsa situata në zonë vijon të mbetet e tensionuar.

Raportohet se dy qytetarë janë transportuar me ambulancë pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës.

Ndërkohë, përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit vijojnë përpara godinës së Kuvendit.