Vendosni fjalën kyçe....

KAS i kërkon KQZ rinumërim votash për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës


Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar sot në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

Pas shqyrtimit, KAS i ka kërkuar KQZ që të rinumërojë votat për kryetar bashkie në këtë qytetet.

Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së BF-së me 30 vota diferencë.

Ivi Kaso, përfaqësues i BF-së tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme.

“. I jemi drejtuar KQZ-së për të na vënë në dispozicion pamjet filmike, ku kemi nxjerrë edhe parregullsitë. Në QV 2228/1 në proceserverbal rezulton se Memolla ka 150 vota, Hoxha 92, ndërkohë që numërimi që kemi bërë ne Memolla ka 148 vota, pra i janë shtuar 2 vota. Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.