
Nën moton “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”, sot do të zhvillohet një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar të nisë në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare.
Thirrja për protestë u bë mbrëmjen e së hënës nga organizatorët e tubimeve të përnatshme, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu, organizatorët kanë njoftuar se në orën 19:00 do të mbahet edhe tubimi i përditshëm në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.