Vendosni fjalën kyçe....

U përplas me skafin e policisë, humb jetën i riu në Ksamil


Një person ka humbur jetën në Ksamil pas përplasjes së një mjeti lundrues jetski me skafin e Policisë Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur rreth ors 18 e 30 të pasdites, 400 metra nga bregu, ndërsa viktima është 22-vjeçari me iniciale A.K.

Njoftimi

“Ksamil, Sarandë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.”