
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.