
Australia e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Botërorin 2026, duke siguruar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të Grupit D.
Australianët surprizuan skuadrën turke me një paraqitje të disiplinuar dhe efikase, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 27-të me anë të Irankundës. Pavarësisht përpjekjeve të Turqisë për të reaguar, Australia arriti të ruante epërsinë dhe të kontrollonte ritmin e lojës.
Goli që vulosi suksesin erdhi në minutën e 75-të, kur Metcalfe dërgoi topin në rrjetë dhe i dha qetësi skuadrës së drejtuar nga Tony Popoviç.
Turqia, e cila zbriti në fushë me emra të rëndësishëm si Arda Güler, Kenan Yıldız dhe Hakan Çalhanoğlu, nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhe u largua pa pikë nga sfida.
Falë këtij triumfi, Australia ngjitet në vendin e dytë të Grupit D, me pikë të barabarta me Shtetet e Bashkuara, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës së ardhshme të turneut.