Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali e ftuar në Berlin, ndërsa autoritetet gjermane hetojnë “Zvërnecin”



Ndërsa autoritetet gjermane dhe ato amerikane kanë muaj që hetojnë aktorët në dosjen Zvërneci, deputetja socialiste Elisa Spiropali është ftuar në takime të nivelit të lartë në Berlin. Përmes një sërë postimesh në rrjetet e saj sociale, Spiropali ka ndarë detaje nga vizita zyrtare në Bundestagun gjerman, ku është pritur nga zyrtarë dhe politikanë të rëndësishëm të politikës atje.

Sipas informacioneve të bëra publike prej saj, vizita në Berlin nisi me një takim me Peter Beyer, Raportuesin për Shqipërinë dhe njëkohësisht kryetar i grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij takimi, Spiropali theksoi rëndësinë e miqve të Shqipërisë dhe “përgjegjësinë për të vazhduar transformimin; për një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më europiane.”

Agjenda e takimeve të nivelit të lartë në Bundestag ka vijuar më tej me deputetët Olav Gutting dhe Paul Ziemiak, të cilët Spiropali i cilësoi si “njohës të Ballkanit dhe zëra me peshë në politikën gjermane”.

“Bisedat mbarojnë. Marrëdhëniet vazhdojnë. Dhe pikërisht aty ndërtohet e ardhmja. Për Shqipërinë e sotme dhe sfidat e Shqipërisë së nesërme”, ka shkruar deputetja socialiste.