Vendosni fjalën kyçe....

“Duhet të tërhiqeni dhe të trembeni nga shqiptarët e ndershëm”- Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm


Deputetja Ina Zhupa në Kuvend u shpreh se ka kërkuar interpelancë me ministrin e Mjedisit për projektin e Zvërnecit.

Ajo u shpreh se sot shqiptarët janë ngritur për një betejë që sipas Zhupës ajo e ka nisur që me Butrintin.

Zhupa deklaroi se muk ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 

“Kam kërkuar interpelancë me ministrin e Mjedisit për projektin e Zvërnecit. Ku e keni ministrin? Pse nuk është futur në rendin e ditës interpelanca? Bëtë Gjirin e Manastirit kompleks, nuk pyetët se ishte zonë e mbrojtur, Butrintin po ashtu… nuk po pyesin as për Zvërnecin. Sot shqiptarët janë çuar, për një betejë që unë e kam nisur që me Butrintin dhe PD e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm. Duhet të tërhiqeni dhe të trembeni nga shqiptarët e ndershëm që protestojnë atje përtej cdo partie. Nuk mund të thoni janë anti mjedisit se duan të respektojnë natyrën dhe mjedisin”, tha Zhupa.