Vendosni fjalën kyçe....

52-vjeçari në SHBA vret gjashtë familjarë, më pas vetëvritet


Autoritetet në Iowa, SHBA, po hetojnë të shtënat fatale të gjashtë personave, të cilët besojnë se u vranë nga një i afërm i cili i mori jetën vetes kur u përball me policinë të hënën.

Policia u thirr të hënën në një shtëpi në Muscatine, ku gjetën katër persona të qëlluar për vdekje, tha shefi i Policisë së Muscatine, Anthony Kies, gjatë një konference për shtyp.

Oficerët më vonë gjetën të dyshuarin, 52-vjeçarin Ryan Willis McFarland, nga Muscatine, në një shteg në qytet, tha Kies.

“Ndërsa fliste me Ryan Ëillis McFarland, ai i mori jetën vetes,” tha ai.

Dy burra të tjerë që besohet se janë gjithashtu të afërm të McFarland u gjetën më vonë të qëlluar për vdekje diku tjetër në qytet, sipas Kies. Një burrë u gjet në shtëpinë e tij dhe tjetri u gjet i vdekur brenda një biznesi, tha ai.

Dy viktima ishin punonjës të distriktit shkollor të komunitetit Muscatine dhe dy ishin studentë, tha Clint Christopher, mbikëqyrësi i distriktit, në një “mesazh për komunitetin shkollor” të postuar në Facebook.

Dy burra të tjerë që besohet se janë të afërm të McFarland u gjetën më vonë të qëlluar për vdekje diku tjetër në qytet, sipas Anthony Kies, shefit të policisë së Muscatine, shkruan NBC.

Autoritetet ende nuk kanë publikuar emrat e viktimave dhe çdo detaj rreth tyre.

Një hetim paraprak tregoi se të shtënat “buruan nga një mosmarrëveshje familjare”, tha departamenti i policisë së Muscatine në një deklaratë.

Departamenti i policisë së qytetit po vazhdon të hetojë të shtënat, duke punuar për të përpunuar vendet e krimit dhe për të kryer intervista.