Vendosni fjalën kyçe....

PS e PD “përplasen” për Zvërnecin: Protestat nxiten nga aktorë të huaj të lidhur me interesa ruse e kineze


Ndërsa qytetarët protestojnë para kryeministrisë, deputetët në Kuvend po përplasen lidhur me cështjen e Zvërnecit.

Ndërsa demokratët kanë lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit dhe institucioneve për përplasjen e para dy ditëve, socialistët kanë mbrojtur investimin, i cili thonë i jep siguri ekonomike vendit dhe hap vende pune.

Sipas tyre protestat mbështeten dhe financohen nga vendet e huaja që punojnë kundër Shqipërisë, si Rusia dhe Kina.

Deputetja socialuste Iris Luarasi nuk e quan rastësi faktin që një sërë personazhesh e faqesh publike flasin një zëri për çështje si investimi në Zvërnec, për të cilën deri pak ditë më parë ishin totalisht indiferentë. Ligjvënësja thotë se një shpjegim mund të jetë orkestrimi i sinkronizuar i tyre nga fuqi jodashamirëse ndaj Shqipërisë.

“Aktorët e huaj të lidhur me interesa kineze, ruse dhe rajonale shfrytëzojnë rregullisht tema mjedisore, etnike dhe kulturore për fushata dezinformimi në Ballkanin Perëndimor. Mjedisi është bërë një nga vektorët më të preferuar. Indikatorët e hershëm paralajmërues ishin pikërisht ato modele që po shohim sot, video që janë me qindra, që qarkullojnë në mënyrë të koordinuar dhe narrativa”,– tha Luarasi.

Ndërsa ministri Vëngu tha: “Po kush flet për nevojën që ka laguna për rehabilitim mjedisor, kush flet për nevojat që kanë banorët e zonës për shërbime? Kush mund të jetë kaq naiv të mendojë që kemi luksin të refuzojmë investime të tilla? Debati për trashëgiminë tonë kulturore po.”