Vendosni fjalën kyçe....

Finalja e madhe e Champions League, PSG dhe Arsenal publikojnë formacionet zyrtare


Atmosfera është ndezur në prag të finales së madhe të UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenalit, që do të luhet në Puskás Aréna.

Mijëra tifozë të PSG-së kanë pushtuar rrugët me këngë, flamuj dhe koreografi mbresëlënëse, duke krijuar një festë të vërtetë futbolli.

Mbështetësit e skuadrës franceze shprehen optimistë se ekipi i drejtuar nga Luis Enrique ka potencialin për të triumfuar edhe një herë në arenën europiane.

Ndërkohë, edhe në Budapest, qytetin që pret finalen, rrugët janë mbushur me tifozë të ardhur nga Franca dhe vende të tjera të botës. Ndeshja do të nisë në një orar të pazakontë, në orën 18:00.

Trajnerët Luis Enrique dhe Mikel Arteta kanë bërë me dije formacionet zyrtare të finales së Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit (sot 18:00). Mungesa e vetme për Arsenalin është ajo e Ben White, i dëmtuar.

Formacionet zyrtare:

PSG: Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia Trajner: Luis Enrique

ARSENAL: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Myles Lewis-Skelly, Odegaard, Saka, Havertz, Trossard Trajner: Mikel Arteta