Vendosni fjalën kyçe....

Tension në Aeroportin e Vlorës, përplasje mes dy kompanive për hyrjen në kantier



Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e së hënës në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ku dy kompani të angazhuara në punimet e projektit janë përfshirë në një përplasje.

Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues të kompanisë “2A”, të lidhur me Valon Ademin, kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë së Behgjet Pacollit në zonën e kantierit.

Nga ana tjetër, kompania e Behgjet Pacollit pretendon se ka të drejtë ligjore për të vijuar aktivitetin në projekt, ndërsa pala tjetër argumenton se hyrja e saj në kantier është e paautorizuar.

Ngjarja ka krijuar tension mes palëve, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve për sqarimin e situatës dhe verifikimin e kontratave dhe të drejtave të secilës kompani në projekt.