
Në Sarandë është regjistruar një plagosje me thikë në lagjen nr. 1, ngjarje e ndodhur pak minuta më parë.
Sipas informacionit paraprak, një 42-vjeçar i identifikuar si Olsi Mucodemi është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës pas plagëve të marra.
Burime spitalore bëjnë me dije se ai ka marrë plagë në gjoks dhe ndodhet në gjendje relativisht të stabilizuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar.