Vendosni fjalën kyçe....

Makina përfshihet nga flakët në Lezhë, dyshohet shkëndijë elektrike



Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në Lezhë, brenda oborrit të Dioqezës së qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, makina kishte rreth një javë e parkuar në atë vend dhe në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka pasur persona brenda, duke shmangur pasoja në njerëz.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt godinës së ipeshkvisë së Lezhës.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes