Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në “Elbasan Arena” para sfidës AF Elbasani – Tirana, tifozët përplasen jashtë stadiumit dhe hyjnë në fushë


Atmosfera para dhe gjatë nisjes së sfidës mes AF Elbasani dhe KF TiranaElbasan Arena është shoqëruar me tensione të forta, përplasje dhe incidente që kanë krijuar panik mes tifozëve.

Sipas informacioneve paraprake, incidentet kanë nisur jashtë stadiumit, ku një grup tifozësh nga Tiranë janë përfshirë në akte dhune dhe përplasje pranë ambienteve sportive.

Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Tensioni ka vijuar edhe brenda stadiumit, ku tifozët bardheblu kanë hyrë në fushën e lojës, duke shkaktuar kaos në prag të nisjes së ndeshjes. Folësi i stadiumit ka bërë thirrje për qetësi, duke paralajmëruar masa në rast se situata do të vazhdonte, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për të rikthyer rendin.

Hyrja e tifozëve është shoqëruar me masa të forta sigurie, ndërsa situata mbetet e tensionuar si në tribuna, ashtu edhe në fushën e lojës.

Sa i takon sfidës, AF Elbasani synon pikët për vendin e parë, ndërsa KF Tirana lufton për mbijetesën në elitë.