Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet një tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës, në pranga tre kolumbiane


Policia e Durrësit ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur për prostitucion.

Në pranga kanë rënë tre kolumbiane, dy 26-vjeçe dhe tjetra 33-vjeçe, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 3 të tjerë

Gjatë kontrolleve në apartamentin e marrë me qira në lagjen nr.1 blutë sekuestruan 3 pasaporta të shtetaseve të arrestuara, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 1 leje drejtimi dhe 3 celularë.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 18”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 1-mujore.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases kolumbiane M. L., 26 vjeçe

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për ushtrim prostitucioni shtetaset A. G., 33 vjeçe dhe B. A., 26 vjeçe, të dyja shtetase kolumbiane.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 pasaporta të shtetaseve të arrestuara, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 1 leje drejtimi dhe 3 celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasja M. L., prej një muaji, kishte marrë një apartament me qira në lagjen nr. 1, Durrës, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit nga dy shtetase të tjera kolumbiane

Gjithashtu, kjo shtetase ka ushtruar edhe vetë aktivitetin e prostitucionit në këtë ambient.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.