Vendosni fjalën kyçe....

“Rama me kartelet e drogës po grabisin pasuritë kombëtare, Porti i Durrësit aseti më i madh” – Berisha  


Kreu i selisë blu akuzoi kryeministrin Rama se po shkatërron Portin e Durrësit përmes korrupsionit. Gjatë një takimi me të rinjtë, Berisha tha se porti është një nga pasuritë më të rëndësishme e më strategjike të Shqipërisë, por që po rrezikohet nga planet e qeverisë Rama.

Ai tha se Porti i Durrësit ka rëndësi shumë të madhe strategjike për shkak të pozicionit të tij dhe afërsinë me Italinë, si rrugë hyrëse në Evropë.

“Gjeografia është forcë natyrale përcaktuese. Pozicioni më perëndimor ose briri më perëndimor i gadishullit Ballkanik, pra, Shqipëria si briri më perëndimor i gadishullit Ballkanik, e bën vendin tonë vendin gjeografikisht më strategjik të këtij rajoni. Natyrisht kjo sepse ka distancën më të shkurtër për të kaluar në bregun tjetër të Adriatikut, për t’u lidh me perëndimin, për t’u lidh me rrugë ujore transport me Evropën, por dhe me botën. Si vend, për rrethana më komplekse, ne kemi patur problem madhor zhvillimin. Një seri faktorësh në një farë mënyre apo në një tjetër kanë ndaluar kohërat, por s’i kanë ndaluar plotësisht ato. Porti i Durrësit, e thotë Milan Shufflay, i ngjet iriqit, i cili në kohëra të mira zmadhohet, lëshon shtat. Kurse në kohëra të vështira thotë, ai rrudhet, zvogëlohet.” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se potenciali i Portit të Durrësit nuk është shfrytëzuar plotësisht për shkak të pengesave historike dhe faktorëve të ndryshëm që kanë ngadalësuar zhvillimin e vendit.

 “Por as Shufflay dhe asnjë historian nuk kishte parashikuar se porti i Durrësit një ditë mund të zhdukej.  Dhe se portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni. Po e gllabëron korrupsioni. Thashë më sipër, Shqipëria me pozicionin më strategjik në rajon. Por duhet të jemi realistë. Rruga e Kombit i dha, ia përforcoi Shqipërisë këtë dimension në mënyrë të pandryshueshme. Rruga e Kombit bëri që brigjet tona, portet tona të jenë më të afërtat, porte për rajonin dhe Evropën qëndrore nga rajoni. Rruga e Kombit në trajektoren më të shkurtër është autostrada më fizibël që mund të ndërtohej, është korridori më fizibël dhe një të dytë nuk mund të ketë kaq fizibël për shkak të të distancës që që që shkurton.

Rruga e Kombit ishte e parashikuar dhe duhet të jemi realistë, se pa rrugës së Kombit, një trajektore ka qenë e parashikuar në fillim të shekullit që kaloi, si hekurudhë. Si hekurudhë. Austro-hungarezët parashikuan daljen në Durrës me hekurudhë, në Shkodër dhe në Durrës me hekurudhë Rama me paratë e Troplinëve dhe Çopjave bëhet supermiliarder i rajonit. Kartelet e drogës plaçkitin pasurinë më të made kombëtare.” – shtoi kryedemokrati.