
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Kombinatit, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën pasi motoçikleta me të cilën po lëvizte është përplasur nga një kamion.
Viktima është identifikuar si Ylmi Dedja. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat nga Policia e Shtetit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.