Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori amerikan në Izrael krahason Hezbollahun me “fëmijë që hedh gurë në dritare”



Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka krahasuar grupin militant Hezbollah me një “fëmijë problematik që hedh gurë në dritaret e fqinjëve”, gjatë një deklarate të bërë në kuadër të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Fox News.

Duke folur pas takimeve në Zyrën Ovale, ku presidenti Donald Trump njoftoi zgjatjen me tre javë të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, Huckabee theksoi se popujt e dy vendeve kanë potencial për bashkëjetesë paqësore.

“Shtetasit e Libanit dhe të Izraelit janë fqinj dhe duan të shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Ata mund të shkojnë mirë. Por është si në një lagje ku një fëmijë i vështirë vazhdon të hedhë gurë në dritaret e të gjithëve. Nëse ai ndalon, fqinjët mund të bashkëpunojnë dhe të jetojnë në paqe”, u shpreh ai.

Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin, ndërsa përpjekjet diplomatike synojnë të ruajnë stabilitetin përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit.