Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mamaj të bashkisë Tepelenë, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë pas shpërthimit të një granate.
Incidenti ka ndodhur në një kasolle, ku dyshohet se mbaheshin lëndë shpërthyese.
Si pasojë të lënduarit Xhulio Salaj, 28-vjeç dhe Lisien Shehu, 34-vjeç banues në Memaliaj kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë. Ata po dërgohen drejt Traumës për mjekim të specializuar.
Dyshohet se lënda shpërthyese ndodhej në kasollen ku ndodheshin të rinjtë në momentin e incidentit, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur arsyet e pranisë së granatave në atë ambient dhe rrethanat që çuan në aktivizimin e njërës prej tyre.
