Vendosni fjalën kyçe....

Kërkuan ndihmë nga shteti po s’u erdhi, banorët e Finiqit hapin vetë rrugën


Pas muajsh izolimi të plotë, banorët e Finiqit hapën vetë rrugën që të çon në Parkun Arkeologjik, një nga pikat e rëndësishme historike në jug të vendit.

Rruga ishte bllokuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të nëntorit të shkuar. Bashkia e Finiqit kishte kërkuar mbështetje nga institucionet, përfshirë strukturat e Mbrojtjes Civile, Ministria e Kulturës që administron parkun e Prefektura Vlorë, nuk pati asnjë reagim konkret për ndërhyrje në terren.

Kjo në një kohë kur bashkia ishte përballur paralelisht me probleme të ngjashme në shumë rrugë të fshatrave malorë të territorit të saj, shkruan Report Tv.

Për muaj të tërë, vizitorët që dëshironin të shihnin nga afër vlerat historike të Finiqit detyroheshin të ecnin në këmbë përmes monopateve, duke sfiduar terrenin e vështirë dhe mungesën e aksesit.

Zgjidhja erdhi vetëm falë ndërhyrjes së vetë banorëve të fshatit Finiq, të cilët me mjetet dhe mundësitë e tyre, hapën rrugën.