Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon prej orësh, vështirësi në vënien nën kontroll



Zjarri në landfillin e Bushatit vijon prej orësh, ndërsa ekipet zjarrfikëse të Vau i Dejës dhe Shkodrës janë angazhuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas informacioneve, zjarri ka vazhduar pa ndërprerje dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave të emergjencës.

Ekipet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e vatrës kryesore, por terreni i vështirë dhe përmasat e përhapjes së zjarrit e kanë bërë operacionin kompleks dhe të zgjatur në kohë.

Autoritetet ndodhen në terren dhe vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.