
India tha se kishte thirrur të dërguarin iranian në New Delhi dhe kishte shprehur “shqetësimin e saj të thellë” për sulmin ndaj dy anijeve me flamur indian që përpiqeshin të kalonin ngushticën e Hormuzit të shtunën.
Një nga anijet e sulmuara u identifikua si Sanmar Herald, tha një burim qeveritar indian.
Zyrtari më i lartë i Ministrisë së Jashtme të Indisë i kërkoi ambasadorit iranian t’ua përcjellë pikëpamjen e Indisë autoriteteve iraniane dhe të rifillojë sa më shpejt procesin e lehtësimit të kalimit të anijeve që shkojnë në Indi përmes Ngushticës, thuhet në një deklaratë të ministrisë, shkruan Reuters.
Ambasadori tha se do t’ua përcjellë këto pikëpamje autoriteteve iraniane, thuhet në deklaratë.