Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Xhafaj nuk u dorëhoq por u shkërmoq nga provat e PD-së


Pas daljes publike të Fatmir Xhafajt ku shfaqi arritjet e tij nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike duke e konsideruar dorëheqjen një shkërmoqje nga denoncimet e demokratëve.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji përmes një postimi në ‘Facebook’ pohoi se Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si një ministër që u shkërmoq nga denoncimet me prova e PD-së.

Sipas Salianjit, “pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt”.

Postimi i plotë:

Fatmir Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si nje ministër që u shkërmoq nga denoncimet me prova dhe fakte të PD, se ai u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Xhafaj iku me damkën e një ministri që përdori për interesa personale kriminale postin publik dhe pushtetin politik, me qëllim të shpëtojë klanin mafioz Xhafaj. Pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt, por jo interesit publik.

Nën presion dhe për të hequr vëmendjen nga vetja, u detyrua të “shplahej” në publik, duke goditur një bandë mafioze rivale, bandë që opozita kishte së paku 2 vite që e kishte denoncuar, por me te cilën, Xhafaj dhe Rama jo vetëm e mbrojtën, por me krahun poliitik të bandës së dosjes 339, miratuan Reformën në Drejtësi.
Largimi i Xhafës, pasi bëri goditje selektive, duke shmangur arrestin e Dakos, është turpi dhe nënshtrimi përfundimtar i tij ndaj krimit dhe bandave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *