Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Hezbollahu fajtor për vrasjen e paqeruajtësit në Liban


Një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi një patrullë e UNIFIL-it u qëllua me armë të vogla ndërsa po pastronte municione shpërthyese përgjatë një rruge në fshatin Ghandouriyeh në jug të Libanit , tha të shtunën misioni paqeruajtës.

UNIFIL tha se vlerësimet fillestare treguan se zjarri erdhi nga aktorë jo-shtetërorë, me sa duket nga Hezbollahu, dhe se një hetim ishte nisur për atë që e përshkroi si një sulm të qëllimshëm, shkruan Ynet.

Sipas një deklarate, Hezbollahu mohoi përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve të UNIFIL-it në Liban.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha më parë se një ushtar francez që shërbente në Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ishte vrarë në sulm dhe fajësoi grupin terrorist të mbështetur nga Irani, Hezbollah, duke u bërë thirrje autoriteteve libaneze të veprojnë kundër atyre që janë përgjegjës.

Ushtria e Libanit dënoi të shtënat dhe tha se kishte hapur një hetim, ndërsa Presidenti Joseph Aoun shprehu ngushëllime për vrasjen dhe urdhëroi një hetim të menjëhershëm. Kryeministri Nawaf Salam gjithashtu e dënoi sulmin.