Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, një i moshuar dërgohet në spital


Një vatër zjarri është regjistruar pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe bizneset përreth.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në zonën përreth.

Si pasojë e tymit, një i moshuar dyshohet se ka pasur probleme shëndetësore dhe është dërguar me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, raporton TCH.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur në një hapësirë ku ishin grumbulluar kuti kartoni, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.