
Një 41-vjeçare në Tiranë është vënë nën procedim penal për mashtrim ditën e sotme.
Sipas autoriteteve, ajo dyshohet se i ka marrë 6000 euro një shtetasi irakian, duke i premtuar sigurimin e azilit politik në Shqipëri.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A.Z., 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ajo dyshohet se i ka marrë shumën prej 6000 eurosh një shtetasi irakian, me premtimin për kryerjen e procedurave për t’i siguruar azil politik në RSh-së, por nuk e ka përmbushur këtë angazhim dhe nuk i ka kthyer paratë.