Vendosni fjalën kyçe....

“E quajmë PD që ka demokraci brenda, mendimi ndryshe s’përjashtohet” – Demokrati kritika Berishës për Salianjin


Një fermer në Berat kritikoi kreun e PD-së Berisha gjatë një takimi në Berat, lidhur me përjashtimin e ish-deputetit Ervin Salianji.

Ai tha se  mendimi ndryshe nuk mund të “vetëpërjashtohet” dhe se demokratët janë shumë pak për t’u përçarë.

“Ne e quajmë Parti Demokratike që ka demokraci brenda vetes, ju keni dalë me atë sloganin dikush është vetpërjashtuar. Mendimi ndryshe nuk besoj të jetë i vetëpërjashtuar. Jemi pak që të hapim konflikte brenda PD-së. Që të forcohet Partia Demokratike mundësisht ato fraksionet dhe mendimet ti bashkojmë”, tha fermeri.