
Kryedemokrati Berisha u është përgjigjur flakë për flakë dy fermerëve që e kritikuan lidhur me përjashtimin e ish-deputetit Salianji. Ai tha se Salianji ishte vetëpërjashtyar pasi bashkëpunonte me kryeministrin Rama dhe me vartësit e tij.
Sipas tij, kur Berisha denonconte qeverinë, skandalet e saj dhe Ergys Agasin, Salianji drektonte me këtë të fundit. dhe skandalet e saj
Berisha tha gjithashtu se Salianji bashkëpunonte me Suel Çelën për të organizuar takimin e Elbasanit.
“Kjo parti që në themelim të saj dhe derisa të jetë gjallë do jetë 100 e hapur për mendime ndryshe, por çdo njëri duhet të dallojë mendimin ndryshe nga qëndrimi ndryshe. Qëndrimi ndryshe është tjetër.
Nëse ti, në forumet e kësaj partie shtron çfarëdolloj mendimi, kurrë nuk do ketë njëri pasojën më të vogël, por nëse bashkëpunon me kundërshtarin në mënyrë absolute nuk do jesh pjesë e kësaj partie.
Pas zgjedhjeve mbeta duke denoncuar farsën elektorale, në qoftë se ti del dhe ditën para zgjedhjeve bën thirrje që të votohet deputeti kundërshtar, ti je ndarë me këtë parti. Këtu nuk kemi të bëjmë më me mendim ndryshe. Ekspozohesh në fushatë me deputeten kundërshtare, ti ke bërë zgjidhjen tënde.
Nëse brenda 4 orëve, një Tv publikon për ty nga zyra e Edi Ramës 16 lajme në 4 orë, ti ke marrë një rol të gabuar. Asnjë njëri nuk do ketë kurrë pasojë për mendimin ndyrshe, por veprimi ndryshe është tjetër gjë.
Para se të dilte nga burgu më erdhi në zyrë dhe më kërkoi mendim. Më tha që për të dalë nga burgu këto 3 muaj duhet të firmos një dokument që nuk do vras Fatmir Xhafën. Gjykatësi kërkon garanci. I thash mos e firmos sepse pranon fajsësinë dhe ti nuk ke patur asnjë sherr personal me të.
Tjetra unë sulmoja Ergys Agasin si një nga figurat më të zeza, ndërsa ai drekonte me të. Në Elbasan, më merrnin demokratët dhe më thoshin që i kërcënonte Suel Çela. Nuk mund të përdorësh Suel Çelën për të rreshtuar demorkatët pas vetes. Që në këtë moment i kam thënë je i vetpërjashtuar.”, tha Berisha.