Vendosni fjalën kyçe....

Kosova ndalon përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria pas shpërthimit të PPR në Dibër



Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
, në koordinim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka vendosur një masë ndalese të pakohshme për importin e deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Vendimi vjen pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes Peste des Petits RuminantsQarkun e Dibrës.

Në njoftimin zyrtar, autoritetet u bëjnë thirrje komunave të Kosovës në zonat kufitare me Shqipërinë që, përmes drejtorive të bujqësisë, të vendosin masa strikte për kufizimin e lëvizjes së bagëtive të imta në kullosat pranë kufirit.

Po ashtu, fermerët që mbajnë dele dhe dhi këshillohen të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre dhe të shmangin çdo kontakt me kopetë që vijnë nga Shqipëria, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes.