
Inspektorati i Përgjithshëm ka urdhëruar një inspektim të menjëhershëm në pallatin “Arlis”, pranë zonës së Farmacisë 10 në Tiranë, pas zjarrit të rënë një ditë më parë.
Me urdhër të Kryeinspektorit Dashnor Sula, verifikimet do të kryhen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të incidentit. Inspektimi është caktuar të zhvillohet më 15 prill 2026, ndërsa në përfundim grupi i punës do të raportojë mbi gjetjet dhe konstatimet.
“KRYERJEN E INSPEKTIMIT PRANË SUBJEKTEVE PRIVATE NË PALLATIN
“ARLIS” “
Bazuar në shkronjën “ë” të nenit 18, të ligjit nr. 99, datë 13.09.2024, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
, si dhe të pikës 6, të kreut 3, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”,
URDHËROJ:
1. Të kryhet inspektim i menjëhershëm nga trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial , pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me gëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit me pasojë zjarr, në zbatim të shkronjës “b”, pika 1, neni 33, të ligjit për inspektimin.
2. Inspektimi të realizohet më datë 15.04.2026, ora 13:00, pranë pallatit “Arlis”, me adresë: Rruga e Dibrës, pranë Farmacisë 10.
3. Grupi i punës nga Inspektorati i Përgjithshëm për mbikeqyrjen e inspektimit do tê jetë me perberje:
* Znj. Teuta Kukaj
* Znj. Drilona Baruti
* Znj. Alma Prendi
4. Në përfundim të inspektimit, grupi i punës raporton menjëherë pranë Inspektorit të Përgjithshëm, mbi gjetjet dhe konstatimet e evidentuara.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.”