Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk janë bllokuar negociatat”- Rama: Shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës


Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Lushnjës foli për negociatat për Bashkimin Europian, duke mohuar në mënyrë kategorike se janë bllokuar.

“Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin.

Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të lig, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”.

Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës.

I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe thonë se u bllokuan; nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime.

Ajo që dua të them është që kjo gjë do të ndodhë shpesh”, tha Rama.