
Deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara takime të rëndësishme për çështjet e sigurisë dhe politikës në Shqipëri.
Në takimin me Stephen Nix, drejtor për Europën dhe Azinë në International Republican Institute (IRI), Mediu diskutoi për situatën e krimit, korrupsionit dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend, si dhe për angazhimin e IRI në mbështetje të opozitës shqiptare dhe konsolidimin e saj.
Gjithashtu, ai zhvilloi takime në Kongresin Amerikan dhe në Pentagon, ku bisedoi me kongresmenin Mike Turner, kryetar i delegacionit të Kongresit Amerikan në NATO PA, si dhe me zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, përfshirë:
- Z. David A. Baker, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Luftës për Politikën Evropiane dhe të NATO-s.
- Znj. Katherine Katina, Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesore për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Armatime.
Diskutimet u fokusuan kryesisht tek:
- Bashkëpunimi transatlantik në industrinë e mbrojtjes;
- Prioritetet e SHBA-së për kapacitetin industrial të mbrojtjes së aleatëve;
- Përshtatja e objektivave të kapaciteteve të NATO-s me realitetet industriale.
Ky vizitë u konsiderua e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe për përmirësimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë në kuadër të angazhimit të saj në NATO.