Protestuesit e opozitës janë përplasur me forcat e policisë pranë Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), pasi nuk u lejuan të afrohen në godinë.
Gjatë tensionit, disa protestues hodhën bomba molotov, ndërsa uniformat blu iu përgjigjën me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.
Mes protestuesve ishte edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, së bashku me ligjvënës të tjerë demokratë, të cilët debatuan dhe u përplasën me policinë gjatë incidentit.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vazhdojnë patrullimin dhe ndërhyrjen për të mbajtur kontrolle mbi turmën.

