Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina thotë se ka rrëzuar një helikopter rus Ka-27 mbi Detin e Zi


Forcat detare të Ukrainë njoftuan më 5 mars se kanë shkatërruar një helikopter ushtarak rus Kamov Ka-27 mbi Detin e Zi, pa specifikuar kohën e saktë të incidentit.

Sipas deklaratës së Marinës ukrainase, me këtë rast numri i helikopterëve rusë që Ukraina pretendon se ka shkatërruar që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia arrin në 349, sipas KyivIndependent.

Autoritetet ukrainase nuk kanë sqaruar se me çfarë sistemi është rrëzuar helikopteri.

Nga ana tjetër, Moska nuk ka reaguar ende ndaj pretendimit për rrëzimin e mjetit ajror.

Helikopterët Kamov Ka-27 u projektuan fillimisht për marinën sovjetike për misione kundër nëndetëseve. Aktualisht ata përdoren nga forcat ruse në Detin e Zi për të monitoruar lëvizjet e dronëve detarë dhe mjeteve të zbarkimit të Ukrainës, sipas kanalit në Telegram Crimean Wind.

Marina ukrainase dhe komanda ajrore në jug të vendit po përpiqen të forcojnë sigurinë në hapësirën ajrore të Detit të Zi, me qëllim neutralizimin e kërcënimeve ndaj qyteteve portuale si Odesa.