Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthime pranë Isfahanit në Iran, raportohen goditje ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake


Shpërthime janë raportuar pasditen e së hënës pranë qytetit Isfahan në Iran, sipas mediave lokale dhe pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, shpërthimet kanë ndodhur pranë një objekti bërthamor në qytetin qendror iranian, ndërsa në video të publikuara në internet duket tym që ngrihet nga një bazë e forcave ajrore iraniane në zonë, sipas JP.

Ngjarja vjen në mes të sulmeve të vazhdueshme ajrore izraelito-amerikane kundër infrastrukturës së regjimit iranian, objektivave ushtarake dhe atyre bërthamore, në kuadër të operacioneve “Operation Roaring Lion” dhe “Operation Epic Fury”.

Më 1 shkurt 2026, imazhe satelitore kishin treguar një çati të re mbi një ndërtesë të shkatërruar më parë në kompleksin bërthamor të Isfahanit, sipas materialeve të publikuara nga Planet Labs dhe shpërndarë nga Reuters.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi shpërthimet e raportuara.