
Forcat Ajrore Izraelite njoftuan se në Operacionin “Roaring Lion”, 40 komandantë të lartë iranianë u vranë brenda vetëm një minute, në një goditje parandaluese kundër asaj që Izraeli e konsideron kërcënim nga udhëheqja iraniane, përcjell JPost.
Sulmet e para goditën Teheranin, ku u mblodhën shtatë anëtarë të komandës së lartë të sigurisë së Iranit. Mes të vrarëve ishte edhe Maj. Gj. Abdolrahim Mousavi, shefi i stafit të Forcave të Armatosura të Iranit, i lidhur nga Izraeli me sulmet raketore të mëparshme kundër civilëve izraelitë.
Sipas IDF, operacioni shkatërroi shumicën e sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore në pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit, duke i hapur rrugë Izraelit për sulme të mëtejshme dhe mbizotërim ajror mbi Teheranin.
Në fazën e parë morën pjesë më shumë se 200 avionë, që goditën rreth 500 objektiva, duke përfshirë radarë, sisteme kundërajrore dhe baza raketore balistike. Sulmet vazhduan edhe gjatë ditës së dytë.
Irani reagoi me sulme raketore dhe dronësh, ndërsa Shtetet e Bashkuara nisën operacionin e koordinuar “Epic Fury”, duke goditur rreth 900 objektiva iraniane.
Izraeli ka prezantuar këtë goditje si një “decapitation strike”, që synon të godasë udhëheqjen e lartë iraniane dhe të pengojë aftësinë e Teheranit për t’u organizuar dhe për t’u përgjigjur shpejt ndaj sulmeve.