
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, nga një bombardim i aviacionit amerikano-izraelit.
Në deklaratën e publikuar nga Partia Demokratike, kjo ngjarje cilësohet si një lajm i mirë jo vetëm për popullin iranian, por edhe për njerëzit e lirë në mbarë botën.
Sipas deklaratës, pas eliminimit të Khameneit dhe dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik, shpresohet që populli iranian të mund të fitojë lirinë që, sipas PD-së, i është mohuar për dekada.
Deklarata e plotë:
“Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ayatollah Khamenei, nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni Amerikano-Izraelit. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për mbarë njerëzit e lirë në mbarë botën.
Urojmë që pas vrasjes së tij dhe eliminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik të Ayatollahëve, populli iranian të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga ky regjim.”