
Një shtetas turk është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore e Policisë Kukës, në kuadër të kontrolleve të përforcuara në hyrje/dalje të territorit, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim që tentojnë t’i shmangen drejtësisë.
I arrestuari është shtetasi V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll.
Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tirana, rezultoi se ndaj tij Gjykata e Vjenës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet austriake, po vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit drejt Austrisë.